LAJMI I FUNDIT:

Fotografja që kapte heshtjen e brendshme të personit

Fotografja që kapte heshtjen e brendshme të personit

Martine Franck ishte një nga fotografet më të njohura të shekullit XX. Puna e saj përfshinte portrete, peizazhe dhe reportazhe, ndërsa temat ishin që nga lufta për emancipimin e femrave e deri te portretizimet e ndjeshme të të moshuarve.

“Kujtesa ime për bukurinë është kudo: në fytyra, peizazhe, gjeste, objekte të përditshme që kënaqesha duke i fotografuar”, ka thënë dikur ajo.

U lind në një familje të pasur në Antwerp, që kishte interes për art. Ajo studioi historinë e artit dhe mendonte të bëhej kuratore. Por, një udhëtim në Azi me shoqen e saj Ariane Mnouchkine, përcaktoi fatin e saj. Një kushëri ia dha aparatin Leica në udhëtim, me të cilin zbuloi pasionin e saj për fotografinë.


Franck shpejtë u bë bashkëpunëtore e Vogue, Life dhe Sports Illustrated. Por, portreti mbetej një nga preferencat e saj, me të cilën kapte, siç do të thotë burri i saj Henri Cartier-Breson, “heshtjen e brendshme të personit”.

Më poshtë mund të shihni disa foto të saj. /Telegrafi/

Martine Franck, më 1972, në një foto të bërë nga burri i saj Henri Cartier-Bresson
Foto e Franckut në një pishinë, në vitin 1976
Portreti i shkrimtarit Albert Cohen, në vitin 1968, që konsiderohet si një nga shembujt më të mirë për të ilustruar talentin e Franckut për portretin
Franck me shoqen e saj Ariane Mnouchkine ka bashkëthemeluar Théâtre du Soleil. Kjo foto e vitit 1968 është bërë gjatë provave
Foto e vitit 1977, e bërë në Newcastle upon Tyne
Pamje nga protestat e grave, në mbështetje të ligjit për abortin, më 1979 në Paris
Një plakë në shtëpi të pleqve (1978)
Gratë e varfra në një kuzhinë popullore (1979) në Nju Jork.
Foto e bërë në Puri të Indisë, më 1980

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori