Gati askund në Bashkim Evropian, koncernet e mëdha nuk paguajnë tatimin e plotë të paraparë. Më pak tatime ato paguajnë në Luksemburg, thotë një studim i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.
Mes tatimeve që duhen paguar zyrtarisht dhe tatimit të paguar vërtet nga koncernet e mëdha shumëkombëshe ka një hendek të madh, raporton gazeta Süddeutsche Zeitung, bazuar mbi një studim ende të papublikuar të Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian.
Më pak tatime ato paguajnë në Luksemburg. Në një kohë që tatimi nominal aty në vitet 2011-2015 qëndronte në nivelin 29 për qind, realisht koncernet kanë paguar një tatim 2 për qind. Edhe në Austri, Hungari, Holandë diferenca mes tatimit real dhe atij zyrtar është shumë e madhe. Në Gjermani kjo diferencë nuk është shumë e madhe, nga tatimi zyrtar 30 për qind, koncernet kanë paguar 20 për qind tatime. Vetëm në Bullgari nuk ekziston ky hendek.
Zëdhënësi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Sven Giegold, kërkoi më shumë transparencë për praktikat e tatimeve të koncerneve shumëkombëshe.
“Komisioni Evropian ka bërë një propozim të mirë për transparencën e koncerneve të mëdha. Por ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, duhet të heqë dorë nga bllokada e tij dhe të angazhohet për transparencë më të mirë të tatimeve në vende të ndryshme. BE duhet t’u tregojë qytetarëve para zgjedhjeve në Maj, se ajo ndërmerr me efektivitet diçka kundër praktikave tatimore të dyshimta”, tha Giegold për Süddeutsche Zeitung.
Edhe organizata ndërkombëtare Oxfam reagoi me kritika.
“E nevojshme tani është transparenca, sanksionet r efektshme dhe tatimet minimale të njësuara në BE”, tha Tobias Hauschild, ekspert për tatimet në organizatën humanitare. Duhet të marrë fund në shumë vende praktika e ikjes nga përgjegjësia e koncerneve të mëdha për të dhënë “kontributin e duhur në financimin e komunitetit”. /DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe