LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i

Protestojnë punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i

Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, veç protestës do të dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, siç thuhet në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës për mos veprim ndaj kësaj kompanie, pasi nuk po zbaton vendimet e kësaj gjykate.


Protesta njëorëshe fillon në 10:00 para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. /Telegrafi/