LAJMI I FUNDIT:

Menduan se kurrë më nuk do ta shohin, çifti amerikan habiten kur shohin qenin e tyre të shoqëruar nga një qen tjetër dhe një dhi (Video)

Menduan se kurrë më nuk do ta shohin, çifti amerikan habiten kur shohin qenin e tyre të shoqëruar nga një qen tjetër dhe një dhi (Video)

Një burrë kishte menduar se përgjithmonë e kishte humbur qenin e tij, megjithatë ai u rikthye në shtëpi vetë i treti – një këlysh dhe një dhi.

Gruaja e Kyle Krier, Laura nga Concordia, Kansas, e kishin lejuar qenin e tyre të dalë jashtë që të kryej nevojën fiziologjike, por ai më nuk u kthye brenda, transmeton Telegrafi.


“E kemi kërkuar në të gjitha anët por nuk e kemi gjetur. Vendosëm të kthehemi në shtëpi dhe të presim të kthehet, megjithatë ai nuk u shfaq. Të nesërmen vazhdova ta kërkoj por nuk kishte kurrfarë shenje të tij”, ka deklaruar Laura.

Atyre iu shuan shpresat se miku i tyre do të rikthehet, megjithatë u habitën kur e kuptuan se ai është parë rreth gjashtë milje larg shtëpisë së tyre.

“Gruaja ime pranoi një telefonatë ku një person i tregoi se për pak sa nuk e kishte shtypur një qen të racës labrador më ngjyrë të zezë, një tjetër me të bardhë dhe një dhi që po ecnin në rrugë. Pas këtij lajmi, më telefonoi menjëherë dhe aty e kuptova se bëhet fjalë për qenin tonë. U largova nga puna para kohës për ta kërkuar”, ka deklaruar Krier.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin emocionues kur qeni vrapon nëpër një fushë të misrit i shoqëruar nga një qen tjetër dhe një dhi që menjëherë futen në veturën e pronarit të qenit të humbur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori