LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci thotë se Drenasi do të bëhet edhe me tramvaj

Lladrovci thotë se Drenasi do të bëhet edhe me tramvaj
SAMSUNG

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim kryeparlamentarin Kadri Veseli, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin dhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Gjatë këtij takimi siç ka potencuar Lladrovci, është diskutuar për shumë çështje, në mesin e tyre edhe ndërtimi i rrugës së tramvajit.


“Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Vizita e sotme e kryetarit Kadri Veseli, bashkë me ministrat Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, në këtë fillimvit, është lajm shumë i mirë dhe dëshmi për vëmendjen, përkushtimin e liderit për Drenasin dhe për Drenicën.

Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre.

Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.

E falënderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:

Stadiumi Kombëtar,
Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,
Aeroporti Bujqësor,
Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,
Liqeni i Vasilevës,
Penda në Vërboc,
Komasacioni,
Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,
Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-
Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),
Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),
lmpianti i ujërave të zeza,
Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,
Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,
Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,
Feronikeli – industria,
Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,
Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,
Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,
Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,
Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,
Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori