LAJMI I FUNDIT:

Femrat që bëjnë 60 minuta ushtrime fizike çdo ditë janë më të prira të jetojnë deri në moshën 90-vjeçare

Femrat që bëjnë 60 minuta ushtrime fizike çdo ditë janë më të prira të jetojnë deri në moshën 90-vjeçare

Femrat që bëjnë aktivitet fizik për të paktën një orë në ditë kanë më shumë shanse të jetojnë deri në 90 vjet sesa ato që ushtrojnë më pak se 30 minuta.

Lidhja mes ushtrimeve fizike dhe një jetëgjatësie të gjatë është lidhje që është hetuar vazhdimisht viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, eksplorimet e mëhershme mbi këtë çështje ose i kanë kombinuar rezultatet e dy gjinive ose janë fokusuar vetëm te meshkujt, në vend se t’i analizonin femrat dhe meshkujt ndaras njëkohësisht.


Tani, shkencëtarët holandezë kanë eksploruar se si madhësia e trupit dhe aktiviteti ditor fizik i femrave dhe meshkujve ndikon në jetëgjatësinë e tyre.

Për këtë hulumtim, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Epidemiology and community Health’, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e më shumë se 120,000 meshkujve dhe femrave në vitin 1986.

Në bazë të analizave të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se femrat që ushtrojnë 30-60 minuta në ditë janë 21% më të prira ta arrijnë moshën 90-vjeçare krahasuar me ato që ushtrojnë më pak se 30 minuta.

Në anën tjetër, meshkujt që ushtrojnë 90 minuta në ditë janë 39% më të prirë ta arrijnë moshën 90-vjeçare.

Vlen të ceket se disa prej faktorëve që ndikojnë shumë në jetëgjatësinë e individëve janë duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit. /Telegrafi/