Ka filluar java e dytë e grevës së arsimit dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë mësimi në shkollat e Kosovës pasi që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ende nuk ka pranuar ofertën e qeverisë për rritje të pagave.
Madje SBASHK-u dje kritikoi ofertën e Qeverisë për rritjen e pagave. Kjo Sindikatë pretendon se Qeveria nuk ka ofruar 20 milionë euro në vit rritje, por 12 milionë.
Por, zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se buxheti nuk lejon rritje më të madhe.
Gashi ka theksuar përsëri që oferta e qeverisë për pagat e mësimdhënësve, sillet rreth 20 milionë euro.
“Qeveria bazuar në kapacitetet buxhetore e ka dhënë propozimin e saj rreth 20 milionë euro kosto vjetore. Më shumë nuk e lejon buxheti”, ka thënë fillimisht Gashi.
Zëdhënësja e Qeverisë tutje ka deklaruar se shtesat që mësimdhënësit i kanë marrë deri tash, janë përfshirë në pagën gazë.
Gashi gjithashtu është shprehur se rritje ka pasur edhe në koeficient, përderisa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për ta vazhduar dialogun.
“Shtesat që i kanë marrë deri tash mësimdhënësit janë përfshirë në pagën bazë. Është rritur edhe koeficienti, dhe paga bazë me rreth 20 milionë euro kosto shtesë. Qeveria ka theksuar përkushtimin për ta vazhduar dialogun”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Por kjo ofertë e qeverisë, deri më tani është cilësuar e papranueshme nga SBASHK-u.
Menaxheri për financa në këtë sindikatë, Ymer Ymeri deklaroi dje se kostoja vjetore me këto shifra, është rritur 12 milionë euro.
Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj ka tentuar të bind vazhdimin e mësimit, duke mos dhënë shifra të sakta.
“Shuma totale del 12 milionë, por jo 20 milionë sa e përmendi kryeministri. Nëse përfshihen të gjithë, pra universitetet dhe punëtorët teknikë, me këtë ngritje nevojiten 17 milionë euro. Shuma 20 milionë është thënë vetëm sa për opinionin, dhe për të tentuar të fillojë mësimi sot”, ka thënë Ymeri dje gjatë mbledhjes së Këshillit.
Ndryshe sipas vendimit të kryeministrit Haradinaj, për mësimdhënësit e shkollave të mesme, do të ketë rritje prej 74.8 euro në muaj.
Për arsimtarët në shkolla fillore 46.8 euro në muaj, për mësimdhënësit e arsimit parashkollor 49.8 euro, njëjtë sa do të marrin edhe ata në shkollat speciale.
“Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook ditë më parë.
Deri më tani vetëm në komunën e Deçanit ka filluar mësimi. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se atje shumica e shkollave e kanë ndalur grevën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit