Gjermania dhe Franca janë shprehur kundër taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nga autoritetet kosovare.
Madje, Gjermania qëndron pranë deklarimeve të mëparshme se është kategorike kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Një konkluzion i tillë mund të nxirret nga deklaratat e dy përfaqësuesve të këtyre dy vendeve të fuqishme evropiane, në një intervistë për mediumin serb “Blic.rs”, përcjell Telegrafi.
Gjatë intervistës së përbashkët për mediumin në fjalë, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb dhe ai i Francës në Beograd, Frederic Mondoloni, kanë folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, rolit të SHBA-së në dialog, për taksën ndaj produkteve serbe, si dhe për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.
“Pika jonë e parë është shumë e qartë. Franca përsërit mbështetjen e saj të fortë për dialog që të çon në drejtim të BE-së dhe punën e znj. Federica Mogherini dhe na vjen keq për çdo veprim të njëanshëm që e shtyn një kompromis, duke rezultuar në përçarje të besimit reciprok dhe krijon rrezikun e përshkallëzimit. Sipas asaj që BE-ja ka shprehur tashmë, Franca i bën thirrje Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të heqë taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat janë në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së të nënshkruar me BE-në”, citohet të ketë thënë ambasadori Mondoloni.
Në po të njëjtën linjë me homologun e tij francez është deklaruar edhe ambasadori gjerman në Beograd.
“Ne jemi dakord me Federica Mogherinin se tarifa e futur nga Kosova paraqet një shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s dhe duhet të shfuqizohet. Qeveria gjermane në mënyrë të qartë ka shpallur pozicionin e saj. Ne inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë me dialogun e Brukselit. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore që është kusht për pranimin në BE. Kjo marrëveshje duhet të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme mbi parimin e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e minoriteteve dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal. Për këtë arsye ne qëndrojmë në pozicionin tonë për pandryshueshmërinë e kufijve”, ka thënë ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb.
Ndërsa sa i përket përfshirjes së SHBA-së direkt në dialog, përkatësisht në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Mondoloni ka thënë se së pari, France u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në dialog sa më shpejt të jetë e mundur përmbajtur nga veprimet jo konstruktive, deklaratat dhe masave të ngjashme me ato që kemi parë në javët e fundit.
“Pra, ne mendojmë se çdo kontribut që mund të lehtësojë dialogun dhe që mund të çojë në një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët është i mirëseardhur. Në këtë kuptim, nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë se mund t’i ndihmojnë në mënyrë efektive të dyja palët për të përparuar në dialogun e udhëhequr nga BE, mbështetja e tyre është e mirëpritur”, ka thënë Mondoloni.
Ndryshe, të dy ambasadorët kanë komentuar edhe vizitën e fundit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd.
“Mendoj se vizita e presidentit Putin ka treguar vullnetin e autoriteteve serbe për të treguar marrëdhënie pozitive afatgjata midis Serbisë dhe Rusisë. Franca mirëpret këtë marrëdhënie të mirë për aq kohë sa ata nuk janë në kundërshtim me përkushtimin strategjik të Serbisë për t’u bashkuar me BE, duke përfshirë reformat e nevojshme dhe respektin për vlerat dhe normat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Mondoloni.
E ambasadori gjerman është përgjigjur shkurt: “Ne mirëpresim faktin se Rusia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje