LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e Nushi takohen me banorët e lagjes “Qendra”, premtojnë zgjidhje për zhurmën

Pacolli e Nushi takohen me banorët e lagjes “Qendra”, premtojnë zgjidhje për zhurmën

Një numër i banorëve të lagjes “Qendra”, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për zhurmën e madhe nga kafiteritë në afërsi.

Violeta Geci njëra nga banoret që ka protestuar sot, ka bërë të ditur se janë takuar me nënkryetarin e komunës, Selim Pacolli, sekretarin Muhedin Nushi, drejtorin e Inspektoratit dhe atë të Shërbimeve Publike.

Ajo ka shkruar në Facebook, se nga zyrtarët komunalë kanë marrë premtime për zgjidhjen e problemit të zhurmës, transmeton Telegrafi.


Protestojnë kundër zhurmës së kafiterive
Lexo po ashtu Protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

“Kemi marrë premtime të sinqerta për ndërmarrjen e masave për zgjidhjen e problemit të zhurmës jashtëzakonisht të lartë nga kafiteritë dhe parkingu. Banorët insistojnë se ajo çfarë na u është premtuar sot gjatë takimit t’i shohim të zbatuara në praktikë, që është zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar banorja e kësaj lagjeje.

Problemi i zhurmës në komunën e Prishtinës, është adresuar nga banorët edhe disa herë tjera. /Telegrafi/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor