LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Banorët e qendrës së Prishtinës kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për shkak të zhurmave të lartë të kafeneve, të cilat zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shefki Ukaj, banor thotë se kanë probleme me zhurmë dhe parkingje.

“Gjendja në vitin e fundit është bërë dramatike. Deri në orën 02:00, kemi muzikë shfrenuese. Duhet ditur se kemi njerëz të sëmurë, pleq, fëmijë. Nuk është shqetësimi i vetëm zhurma. Është edhe çështja e parkingjeve, më së paku ne i parkojmë aty, ne nuk kemi ka me hy as ka me dal”, tha ai.

Për shkak të kësaj situate, ai tha se janë të detyruar edhe t’i shesin shtëpitë e tyre.

Të njëjtin hallë ka edhe Violeta Geci.

“Jemi detyru të dalim në protestë nga zhurma e kafiterive. Kemi banorë të sëmurë. Nuk po mundemi me nejt në banesat tona”, u shpreh ajo.

Drita Begraci, që tri vjet nuk ka dalë nga shtëpia e saj, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo thotë se sot ishte e detyruar të dal të protestojë.

“Jemi si me qenë në Afrikë që tri vjet nuk kam dal jashtë. Me zor më kanë marrë sot për krahu. Zhurmë e madhe, miza, mijë…nuk po dimë çka me bo”, ka thënë ajo.

Shqipe Shkodra thotë se nëse komuna e Prishtinës nuk reflekton janë të detyruar të ndërmarrin diçka vet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori