LAJMI I FUNDIT:

Përkundër thirrjeve për fillimin e mësimit, vazhdon greva në të gjitha komunat

Përkundër thirrjeve për fillimin e mësimit, vazhdon greva në të gjitha komunat

Ofertën e qeverisë që të ketë rritje të pagave rreth 20 milionë euro në vit për të gjithë mësimdhënësit, e ka refuzuar Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

SBASHK-u mbrëmë nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.


Por komunat si Deçani, Juniku, Hani i Elezit dhe Klina, u kanë bërë thirrje mësimdhënësve që të dalin në punë, dhe të vazhdojë procesi mësimor.

Përkundër thirrjeve nga kryetarët e komunave dhe drejtorët e arsimit, greva po vazhdon edhe në këto qytete.

Fatos Shala, drejtor i Arsimit në komunën e Junikut, ka thënë për Telegrafin se edhe sot arsimtarët i janë përgjigjur grevës.

“Jam në një takim me drejtorët e shkollave. Ne kemi bërë thirrje që mësimi të vazhdojë, por arsimtarët i janë përgjigjur grevës së SBASHK-ut”, ka thënë Shala.

Greva po vazhdon edhe në Klinë. Thirrjes së kryetarit të kësaj komune, Zenun Elezaj mësimdhënësit nuk i janë përgjigjur.

Elezaj mbrëmë në një deklaratë vlerësoi se grevat janë të papranueshme, pas vendimit të Haradinajt për rritjen e pagave.

Por edhe në Klinë sot po vazhdon greva në të gjitha shkollat. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në këtë komunë, Arben Limanaj.

Jasharaj: Nuk ka përçarje në SBASHK, mësimi s'do të rifillojë në asnjë shkollë
Lexo po ashtu Jasharaj: Nuk ka përçarje në SBASHK, mësimi s'do të rifillojë në asnjë shkollë

Limanaj ka thënë për Telegrafin që SBASHK-u dhe Qeveria duhet të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që mësimi të mos humbet.

“Sot nxënësit nuk kanë ardhur, greva edhe sot është duke vazhduar. Shpresoj në një zgjidhje ndërmjet qeverisë dhe Sindikatës, pasi ne si drejtori komunale nuk mund të marrim ndonjë veprim”, ka thënë Limanaj.

Greva në arsim po vazhdon edhe në komunën e Hanit të Elezit. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Menduh Vlashi mbrëmë kërkoi vazhdimin e mësimit.

Por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Vlashi ka thënë sot për Telegrafin se njoftimi i mbrëmshëm ka qenë shumë vonë, dhe pak nxënës kanë shkuar nëpër shkolla.

“Njoftimi ka qenë shumë vonë, edhe shumë pak nxënës kanë ardhur sot nëpër shkolla. Tash po presim për nesër”, ka deklaruar Menduh Vlashi.

Haradinaj: Kemi rritur pagat për mësimdhënësit, SBASHK-u të ndërpres grevën
Lexo po ashtu Haradinaj: Kemi rritur pagat për mësimdhënësit, SBASHK-u të ndërpres grevën

Thirrje për vazhdimin e procesit mësimor bëri dje edhe kryetari i Deçanit, Bashki Ramosaj. Ai mbrëmë tha se në një takim që ka pasur me drejtorin e Arsimit, është vendosur që mësimi të vazhdojë.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin Ramosaj, por edhe me drejtorin e Arsimit në Deçan, por asnjëri nuk janë përgjigjur.

Se greva po vazhdon në të gjitha komunat, e ka konfirmuar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ndryshe duke komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit, Haradinaj mbrëmë deklaroi që ekzekutivi nuk ka tjera mundësi.

“Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim”, kishte shkruar Haradinaj mbrëmë në facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori