LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj kërkon të rifillojnë procesin mësimor në Suharekë

Muharremaj kërkon të rifillojnë procesin mësimor në Suharekë

Edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga mësimdhënësit, ta ndalin grevën dhe të fillojnë procesin mësimor.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, Qeveria Haradinaj ka reflektuar ndaj kërkesave të SBASHK-ut.

“Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin.


Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave.

Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Muharremaj.

Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit.

Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Sipas SBASHK-ut vendimi që ka marrë kryeministri Haradinaj është vetëm 10 për qind e koeficientit të mësimdhënësve dhe jo 30 për qind siç po kërkojnë ata dhe prandaj edhe kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori