Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se çka ka thënë në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, duke thënë se “shansi për të arritur një marrëveshje me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, duke folur për marrëveshjen me Serbinë, ka thënë se “kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera”.
“Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian”, tha ai.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA“, kam biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kam theksuar se një marrëveshje mes nesh do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon.
Për Kosovën dhe Serbinë kjo do të mundësojë anëtarësimin në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO. Nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian.
Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve.
Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme. Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje.
Marrëveshja ka për qëllim të zgjidhë përfundimisht problemet dhe të mos jetë një zgjidhje e përkohshme, të cilës pastaj duhet t’i rikthehemi. Nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”. Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar. Në këtë intervistë kam folur edhe për ushtrinë e Kosovës. Ky ishte një vendim i duhur i një shteti sovran, i bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës.”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit