LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 71 numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë

Shkon në 71 numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë

Numri i viktimave nga shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë, mbrëmjen e së premtes, ka shkuar tashmë në 71, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur.

Hetimet paraprake lënë të besosh se shkak i shpërthimit ka qenë dëmtimi i rrjetit nga hajdutët e lëndës djegëse, pikërisht në pjesën që kalonte në qytetin Tlahuelilpan të shtetit Hidalgo.

Zyrtarët thonë se dhjetëra persona ishin përpjekur të mbushnin deri edhe kontenjierë, por fatkeqësisht u përfshinë nga flakët e “ferrit”. Dhjetëra trupa të djegura vijojnë të mbeten në vendngjarjen që është rrethuar gjithsesi nga kordoni i forcave të sigurisë.


Banorë lokalë thonë se, politika e re e presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shtypur hajdutët e naftës ka krijuar mungesa furnizimi në treg.

“Të gjithë kishin ardhur në kërkim të një sasie çfarëdo nafte për automjetet e tyre”, thotë fermeri Isaias Garcia për agjencinë e lajmeve “Reuters”. “Në stacionet e karburanteve nuk ka fare furnizim”.

Mes 71 viktimave që u njoftuan nga guvernatori i shtetit Hidalgo, Omar Fayad, janë edhe 3 gra dhe një fëmijë 12-vjeçar. Të afërm të tronditur të viktimave u mblodhën menjëherë pranë vendngjarjes, me të pësuar tragjedinë.

Ekspertët mjekoligjorë kanë fotografuar tashmë atë çfarë ka mbetur, në mesin e një sfondi me trupa e veshje të djegura, sikurse edhe kovat me naftë të shpërndara gjithandej.

Ndërkohë ka reaguar edhe kompania shtetërore e naftës, “Pemex”, e cila shpjegon se zjarri është shkaktuar nga vjedhjet ilegale të karburantit që kalonte në tubacionet e naftësjellësit. Hajdutët besohet se kishin shpuar tubacionin në disa vende dhe, në momentin e shpërthimit të fuqishëm, u pa një sasi e madhe e lëngshme që “fluturoi” në ajër.

Disa banorë lokalë kanë kritikuar forcat e sigurisë pranë vendngjarjes që nuk kanë paralajmëruar njerëzit, apo që nuk kanë përdorur qoftë edhe forcën për t’i detyruar të qëndronin larg rrjedhjeve të tubacionit.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori