LAJMI I FUNDIT:

As vizita e Putinit nuk bëri punë, në Beograd vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit (Video)

As vizita e Putinit nuk bëri punë, në Beograd vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit (Video)

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Protesta e së shtunës pasoi tubimin e partisë së presidentit Vuçiq të enjten gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Beograd.

Kritikët e presidentit Vuçiq thonë se ai e organizoi tubimin në një përpjekje për të dyshuar se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarët e tij në Serbi.


Duke brohoritur, “Vuçiq largohu” turma parakaloi para selisë së televizionit publik, i cili ka injoruar në masë të madhe protestat disa javëshe, raporton VoA.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiq për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.

Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan shtatë javë më parë me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Stefanoviqin, udhëheqës i partisë së vogël ‘E Majta serbe’.

Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.

Mbështetja për presidentin Vuçiq ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Protestat janë zgjeruar edhe në disa qytete të tjera të Serbisë.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori