Zyra e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë nisi intervistimet. Si funksionon kjo strukturë dhe cilat janë kushtet për ngritjen e akuzave?
Java e dytë e janarit 2019 mund të ishte edhe një javë e zakonshme për stafin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, të Republikës së Kosovës të zhvendosur në Hagë, sikur media të panumërta nga Kosova të mos kishin zënë rrugën Saturnstraat në qytetin bregdetar të Holandës. Në ndërtesën numër 9 të kësaj rruge disa nga rreth 60 hetuesit e kësaj prokurorie intervistuan dy ish-komandantë të UÇK-së, Rustem Mustafën dhe Sami Lushtakun. Ftesat e tyre të bëra publike nga mbrojtja sollën edhe kamerat e mediave.
“Njerëzit intervistohen çdo ditë. Kjo është puna e prokurorisë” thotë zëdhënësi i kësaj zyre Christopher Bennet në një intervistë për Deutche Welle-n. Ai më tej shpjegon, se ai nuk mund as të konfirmojë nëse e pyesin, se kush intervistohet, pasi ata janë të detyruar të mbrojnë identitetin e personave të intervistuar. Ish- gazetari nga terreni i luftërave ballkanike, tani zyrtar gjyqësor, thotë, se personeli në këtë zyrë është shtuar me 60 profesionistë të hetuesisë.
Numri i hetuesve deri në 75
Ky numër sipas Bennet do të vazhdojë të rritet deri në kapacitetin e vet të plotë prej 75 personave. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”. Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai.
Britaniku me shtetësi sllovene që tani punon për institucionet gjyqësore kosovare, shpjegon se prokurori kryesor Allan Tiger është duke punuar në përpilimin e aktakuzave. Ai tregon se Tiger ka punuar për Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në aktakuzat për Mladiçin dhe MiIlosheviçin.
Pesë kushte për ngritjen e aktakuzave
Sipas zyrës së prokurorisë aktakuzat do të ngrihen atëherë kur ato të plotësojnë këto kushte: dëshmitë të jenë të pranueshme për gjykatën speciale; dëshmitë do të jenë në dispozicion në kohën e gjykimit; dëshmitë do të jenë të mjaftueshme të provojnë, përtej dyshimit të arsyeshëm, çdo krim të secilit person të akuzuar; se rasti do t’i mbijetojë një mbrojtjeje inteligjente dhe të informuar mirë; se rasti do të rezultojë në dënime që do të kalojnë apelin.
Deri tash ky ekip dhe shumë hetues të tjerë që kanë punuar në rastet e paraqitura në raportin e Dick Marty-t nga viti 2011 kanë dështuar, që të plotësojnë kushtet edhe për një aktakuzë të vetme, prandaj ky trup i ndërkombëtarizuar i gjyqësisë kosovare ende mbetet pa dhënë ndonjë rezultat të dukshëm për publikun.
Një ekip prej 170 personash dhe 44 milionë euro në vit
Në qytetin e Hagës përveç prokurorëve dhe hetuesve është edhe një numër i madh njerëzish, që punojnë në kuadër të gjykatës, regjistrit dhe këshilltarëve të mbrojtjes dhe viktimave. Regjistri bën përkrahjen administrative të gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë pjesë punojnë mbi 100 persona që së bashku me prokurorinë arrijnë numrin prej 170 të punësuarve ndërkombëtarë, të cilët paguhen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dhe përkrahen me donacione shtesë nga Norvegjia, Turqia dhe Zvicra.
Buxheti dy vjeçar i këtij misioni është 86 milionë Euro që është i barabartë me përafërsisht buxhetin tetë vjeçar të Prokurorisë së Kosovës, e cila është nën lupën ndërkombëtare dhe duhet të ketë rezultate në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Angela Griep, një gjermane me përvojë pune në institucionet e BE-së në Kosovë dhe një njohëse e mirë e rajonit, punon si udhëheqëse e sektorit me media dhe komunikim. Ajo gjatë më shumë se një viti pune në këtë institucion udhëton rregullisht në Kosovë, ku punon me një numër të OJQ-ve që të shpjegoj punën e gjykatës. Ajo krenohet me raportin e parë dhe faqen e gjykatës në internet ku shpjegohet puna e deritashme. Një nga punët e saj është edhe anketa me qytetarët e Kosovës rreth këtij institucioni. Ajo deklaroi disa nga rezultatet në bisedë me Deutsche Welle-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite