Kryediplomati Behgjet Pacolli beson se ky vit do të jetë vit i njohjeve të reja për Kosovën dhe i hapjes së zyrave diplomatike, ndërsa thotë se do të aplikojë sërish për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të sigurisë INTERPOL.
Pacolli në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kësaj radhe do të marrë në duart e veta udhëheqjen e task-forcës për INTERPOL, pasi shprehet i pakënaqur me punën që është bërë vitin e kaluar.
Kritik është treguar ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, për të cilat thotë se nuk kanë kryer punën e tyre për sigurimin e votave të shteteve që veçse e kanë njohur Kosovën.
Pacolli ka folur edhe për qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë, teksa beson se SHBA dhe Rusia nuk do të involvohen në mënyrë direkte në dialogun Kosovë – Serbi.
“Në INTERPOL (Kosova) do të aplikojë këtë vit normalisht. Tani është koha kur jemi duke përgatitur edhe terrenin. Ju e dini mirë se është një komitet, i cili e fut Kosovën në agjendë. Jemi duke punuar me anëtarët e këtij komiteti ekzekutiv. Për ne është pakëz komode për arsye se në Santiago të Chilo-s, do të jetë asambleja e ardhshme dhe ky shtet neve nuk na ka njohur, por unë kam marrë dëshmi me shkrim nga ky shtet se nuk do të jetë pengesë për delegacionet e Kosovës. Ata mund të udhëtojnë me pasaportat e Kosovës atje, për t’i kryer punët ditore që na presin”, u shpreh Pacolli.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia nuk kanë kryer punët e veta as gjatë qëndrimit në Dubai.
“Shtetet të cilat kanë çaluar, shtetet të cilat e kishin njohur Kosovën dhe kanë çalu, ka qenë punë e Policisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vizitojë organet përkatëse tek këto shtete dhe të sigurohen votat. Ata e kanë marrë jashtëzakonisht këtë punë si lehtë dhe nuk është punuar me to, as në kryeqytetet e tyre dhe as në ditët kur ishim në Dubai. Kjo më bënë jashtëzakonisht të ndjehem keq. Nuk është faji tek të tjerët, mirëpo faji është edhe tek ne… Por, unë do të insistoj që në kompeticionin e ardhshëm, unë ta udhëheq taskforcën për INTERPOL dhe unë i marrë edhe përgjegjësitë për këtë”, është shprehur ai.
Ai shprehet i bindur se viti ky vit do të jetë i njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe i hapjes së zyrave diplomatike.
“Duhet me pas dhe duhet të vijnë njohje të reja. Nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër. Është shumë interesant që njohjet vijnë deri tek marrëveshja me Serbinë, sepse pas marrëveshjes me Serbinë, praktikisht, ato janë të mirëseardhura por nuk kanë rëndësi shumë të madhe. Duke e ditur se ne jemi shteti i parë në rajon që ka më së shumti marrëdhënie diplomatike me shtetet ndërkombëtare. Ne kemi mbi 100 marrëdhënie diplomatike me shtete të botës dhe nëse flitet për shtete në rajon, janë shumë më pak. Shqipëria ka mbi 60, Mali i Zi po ashtu, Maqedonia edhe më pak, dhe ne e ndjejmë veten shumë komod. Këtë vit, ne vazhdojmë me hapjen e zyrave tona diplomatike”, ka thënë ai për KosovaPress.
Sa i përket takimit që ekipi shtetëror për dialogu me Serbinë pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Pacolli thotë të ketë parë një disponim tjetër të përfaqësues së BE-së, ndryshe nga ai i mëparshmi kur fliste për heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe.
“Unë kam parë një ndryshim të kursit të saj, drejt konstruktivitetit, dhe në anën tjetër, pala kosovare pat mundësinë që të shpreh mendimin e vet. Sigurisht, takimi i ardhshëm duhet ta gjejë palën kosovare me një platformë të definuar. Temat janë të njohura, për të cilat ne do të flasim dhe pala kosovare tregoi unitet”, u shpreh kryediplomati kosovar.
Sipas tij, përfaqësimi i Kosovës nga ekipi shtetëror në këtë proces, nuk e minimalizon rolin e presidentit.
“Roli i presidentit në këtë dialog nuk është minimalizuar aspak dhe pritet që në këtë frymë, kështu të bashkuar, kështu të unifikuar të ecim përpara dhe unë besoj se në këtë mënyrë jemi edhe më të fortë”, deklaroi ai. /Telegrafii/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë