LAJMI I FUNDIT:

Zbuloi tradhtinë e partnerit, ia nxori në shitje video-lojën e shtrenjtë për vetëm tri euro (Foto)

Zbuloi tradhtinë e partnerit, ia nxori në shitje video-lojën e shtrenjtë për vetëm tri euro (Foto)

Georgia Jackson nga Northumberland e Anglisë, ka nxjerrë në shitje përmes internetit, konsolën e video-lojës së shtrenjtë, Xbox One bashkë me dëgjueset dhe katër lojëra, për vetëm tri euro.

Vendimin e pazakontë, 24-vjeçarja e kishte ndërmarrë, kur kuptoi se partneri e kishte tradhtuar me një tjetër, transmeton Telegrafi.


“Sapo kuptova se ai ishte me një tjetër, andaj po e shes krenarinë e tij, nën çdo çmim. Do e falja, por më duhet për një thikë të re kuzhine, sepse të vjetrën, sapo e nxora prej gomave të veturës së tij” ka shkruar Jackson, duke e përfunduar me një emoji të buzëqeshur.

Reklama për shitjen e video-lojës

Reklamimi që bëri në një llogari në Facebook, ku gjërat shiten në ofertën e parë, është shpërndarë më se 25 mijë herë.

Derisa është pyetur për vendimin, ajo ka thënë se ‘sa herë që mendoja se mund të më lëndonte, do t’i hakmerresha duke ia thyer Xboxin, ndërsa ky më duket vendim edhe më i rëndë’.

Mësohet se ajo ka mbetur shumë e lënduar, kur zbuloi se ai kishte qenë edhe me tjera gjatë lidhjes së tyre katërvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Gafa e re nga Joe Biden - presidenti amerikan ngatërron presidentin egjiptian me atë të Meksikës

Gafa e re nga Joe Biden - presidenti amerikan ngatërron presidentin egjiptian me atë të Meksikës

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Kalo në kategori