Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ përmes një thirrje publike ka ftuar studentët e saj që të aplikojnë për punë praktike në njësi akademike dhe administratë qendrore të UP-së.
Në njoftimin e universitetit thuhet se studentët do të jenë të angazhuar me orar fleksibil në koordinim me mbikëqyrësin e njësisë përkatëse akademike apo administratës qendrore dhe se puna praktike do të paguhet 80 euro në muaj.
Përmes kësaj thirrje për punë praktike, është paralajmëruar që deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 166 studentë nga fusha të ndryshme studimi.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentët e Fakultetit Filozofik, Shkencave Matematiko-Natyrore, Filologjisë, Juridikut, Ekonomikut, Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe studentët e Fakultetit të Edukimit.
Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga tre muaj për tre grupet e parapara.
Grupi i parë do të ketë 56 studentë të përfshirë nga 1 shkurti i këtij viti deri më 30 prill.
Grupi i dytë do të ketë 55 studentë, që do të fillojnë praktikën nga 1 maji deri më 30 korrik.
Ndërsa, në grupin e tretë do të jenë 55 studentë, që do të bëhen pjesë e UP-së nga 1 shtatori deri më 30 nëntor të vitit 2019.
Detyrat dhe përgjegjësitë e studentëve praktikantë do të caktohen nga mbikëqyrësi, ndërkaq sa I përket aftësive që kërkohen, në njoftimin e UP-0së thuhet se studentët preferohet të kenë shkathtësi të komunikimit, aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, programim (për IT) dhe shkathtësi në punë teknike, aftësi të punës në grup, si dhe motiv për t’u vetë zhvilluar.
Se si duhet të aplikoni mund ta mësoni KËTU.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?