LAJMI I FUNDIT:

Harroni ushqimin e pa sigurt – provoni produktet COOP

Harroni ushqimin e pa sigurt – provoni produktet COOP

Ushqimi i pasigurt përmban baktere të dëmshme, viruse, parazitë ose substanca kimike dhe shkakton më shumë se 200 sëmundje – duke filluar nga diarrea deri te kanceri.

Një në 10 persona përreth botës preken nga sëmundje që shkaktohen nga ushqimi i pasigurt dhe rreth 420.000 persona në vit vdesin nga këto sëmundje.

Përdorimi i ushqimeve të sigurta dhe me vlera ushqyese është primare për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Kur blejmë dhe konsumojmë produkte për të cilat nuk dijmë shumë ose dijmë se nuk janë produkte me vlerë dhe të sigurta, ne rrezikojmë shëndetin tonë dhe të familjes sonë. Andaj, mjaft më me produkte të pasigurta!

Bleni produktet e sigurta nga COOP. Këto produkte janë 100% evropiane dhe mund t’i gjeni vetëm në rrjetin më të madh të supermarketeve Super Viva. Produktet e COOP vlerësohen lartë edhe në vendet e Evropës për cilësinë që ofrojnë dhe për vlerat që kanë.

Këto produkte janë organike, nuk janë të modifikuara gjenetikisht dhe nuk kanë përbërës artificial. Për më tepër, për herë të parë në Kosovë ju mund të konsumoni produkte që nuk përmbajnë yndyrna të hidrogjenizuara, maja buke, laktozë apo gluten dhe arrijnë të ruajnë shijen e tyre natyrale.

COOP kujdeset që produktet e tyre të jenë natyrale dhe të mos trajtohen fare pas korrjes. Kështu, produktet e COOP na mundësojnë që ne të kemi një jetë më të shëndetshme dhe të konsumojmë ushqime të shijshme e me vlera.

Përveç benefiteve të shumta, produktet e COOP do t’i gjeni me çmime konkurruese në treg. Andaj, mos i leni pa i provu pastat pa aditiv të panevojshëm, makaronat e pamodifikuara gjenetikisht, oriz pa vaj palme dhe shumë produkte të tjera nga COOP, që do t’iu mahnisin me shijen dhe cilësinë që ofrojnë.

Artikull i Sponsoruar
Artikull i sponzorizuar