LAJMI I FUNDIT:

Shkup, tre pacientë tjerë shtrohen në spital për shkak të fruthit

Shkup, tre pacientë tjerë shtrohen në spital për shkak të fruthit

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar tre pacientë të rinj me shenja të qarta të sëmundjes së fruthit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për dy pacientë të moshës madhore nga lagjja Karposh dhe Çiar, si dhe një fëmijë nga Çairi, ndërsa edhe dy pacientë tjerë me simptoma më të lehta të fruthit janë mjekuar dhe lëshuar në kurim shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nga shpallja e epidemisë, e deri më tani janë vaksinuar 2.925 fëmijë.

“Gjatë fundjavës, pikat e vaksinimit do të punojnë nga ora 7.30 deri në orën 13. Nga e hëna pikat do të vazhdojnë që të punojnë në dy turne prej orës 7.30 deri në orën 19:00”, thonë nga MSH.

Ndryshe, Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë MSH-së dje njoftoi se nuk do të ketë shtyrje të fillimit të gjysëm vjetorit të dytë shkollor për nxënësit në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori