Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, ka marrë një tjetër vlerësim nga prestigjiozja britanike ”Financial Times”.
Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë “La Traviatan”, konsiderohet ylli i operës ndërkombëtare. Jaho e ka kënduar “La Traviatën” 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.
”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese të performancës së saj. Jaho jep në skenë gjithçka që ajo ka, ku shfaqet sa e ndjeshme, aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet”Financial Times”.
“La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.
Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak