LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë korrupsionin

Deskoska: Çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë korrupsionin

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka arsyetuar ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet e interesit, i cili parasheh edhe formim të ri Komisionit për antikorrupsion.

Deskoska tha se përfitimi kyç është kontrolli mbi financimin e partive politike, i cili do të bëhet mbi bazë të planit vjetor, por edhe nga denoncimi i organeve tjera shtetërore, partive politike dhe organizatave qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të paraqesin korrupsionin me ligjin e ri
Lexo po ashtu Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të paraqesin korrupsionin me ligjin e ri

“Qytetarët kanë të drejtë, mbi bazë të nenit të thjeshtë të cilin e përmban ligji, të dorëzojnë iniciativë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe nëse kjo iniciativë ka bazë, atëherë Komisioni ngrit iniciativë për kontrollin e financimit të partive politike”, tha Deskoska.


Ndërsa në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore, Deskoska tha se nuk duhet të lejohet të përsëritet praktika e vjetër dhe ankesat të përfundojnë në sirtarët e Komisionit, të pritet të përfundojë fushata dhe më pas të përpunohen.

Ndryshe, dje deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan ligj të ri, pas së cilit pritet të fillojë procedura për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori