Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk do të tolerojë mosrespektimin e udhëzimit administrativ, i cili obligon pikat shitëse të derivateve të vendosin çmimet në tabelat përkatëse në hyrje të tyre.
Kështu ka deklaruar sot, zëvendësministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Arbëreshë Krasniqi, gjatë kontrolleve në pompat e benzinës dhe naftës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij udhëzimi administrativ.
Krasniqi tha se obligohen të gjitha pikat shitëse që t’i vendosin tabelat me qëllim që konsumatori t’i ketë sa më të qarta çmimet.
“Ne po bëjmë punën më të mirë. Inspektorati po vazhdon që të përcjellë këtë gjendje. Udhëzimi administrativ duhet të respektohet. Përndryshe nëse nuk respektohet ka edhe pasoja. Kështu që unë ju bëjë thirrje të gjitha pikave të karburanteve që të respektojnë udhëzimin adimistrativ, i cili është nxjerrë nga MTI”, u shpreh ajo.
Krasniqi tregoi edhe të gjeturat e këtij kontrolli, ku tha se janë të pakta raset që nuk kanë zbatuar udhëzimin përkatës.
“Në disa vizita që bëmë, ka disa raste, më pak, që nuk janë të vendosura tabelat mirëpo menaxherët e pikave shitëse kanë dhënë premtim që aty ku nuk janë të vendosura që aty ku nuk janë të vendosura do të vendosen në vazhdimësi, dhe shumë shpejt do të vendosen”, tha ajo.
Krejt në fund, zëvendësministrja Arbëreshë Krasniqi u shpreh se kontrolle të ngjashme do të ndodhin në të gjitha pikat shitëse të karburanteve. Ndërsa theksoi se udhëzimi administrativ është në interes të qytetarëve, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'