LAJMI I FUNDIT:

Reagime nga shqiptarët dhe serbët e Mitrovicës, për vizitën e Putinit në Serbi (Video)

Reagime nga shqiptarët dhe serbët e Mitrovicës, për vizitën e Putinit në Serbi (Video)

Derisa vizita e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd është komentuar në mënyra të ndryshme, në Mitrovicë, pjesa veriore ishte e mbuluar me flamuj serbë dhe mesazhe se Rusia është aleati kryesor i Serbisë.

Gjatë së enjtes në Serbi ka qëndruar presidenti rus Vladimir Putin. Derisa Putini po qëndronte në Beograd, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Qytetarët serbë të kësaj ane,  mendojnë se vizita e aleatit kryesor të Serbisë, nuk është krejt pa qëllim.


“Unë mendoj se presidenti Putin kur po e viziton Serbinë pikërisht në këtë situatë që nuk është e lehtë për shtetin serb, është një përkrahje dhe mendoj që së bashku do të punojnë të dalin nga kjo situatë jo e lehtë për Serbinë”, tha për RTV Dukagjinin, banori i Mitrovicës, Andjelkoviq Dushan.

Ndërsa Zajim Islamoviç, banor nga Mitrovica veriore e që jeton ne Holandë, i beson liderit rus, dhe krejt këtë përgatitje për të e sheh të arsyeshme .

Tjetër pamje ka pasur pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës ku banojnë shqiptarët. Edhe banorët mendojnë ndryshe nga veriorët për vizitën e burrështetasit rus.

Sipas tyre serbët më mirë e kanë më Prishtinën se sa me Beogradin e Kremlinin.

“Po të kishin dije, të mos e dëgjonin Beogradin por Prishtinën, ata (serbët) kishin jetuar sikur ‘begët’. Ne gjithmonë i kemi mbajtur ata, i kemi përkundë. Edhe tani ne do t’i përkundnim, por ata zgjodhën Beogradin, tani kjo është punë e kryer”, deklaroi banori Bilall Tahiri.

Sipas burimeve,  fotografitë me mbishkrime dhe  flamujt, janë vendosur të mërkurën gjatë natës, nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Megjithatë, frymë tjetër ka ekzistuar në Beograd e në disa qytete të  Vojvodinës ku janë vendosur disa pllakate me mbishkrimet në gjuhën angleze: “Putin, shko në shtëpi”.

Shumë organizata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Vladimir Putinit.

Sipas tyre, vizita e Putinit do të rrënojë edhe më tepër shtetin e Serbisë, pasi kjo vizitë e Putinit nënkupton braktisje të rrugës së integrimit Euro-Atlantik të Serbisë.

Këto organizata i kanë kujtuar Putinit se në Rusi që nga viti 1992 deri në vitin 2019 janë vrarë 58 gazetarë, gjë që jep një alarm për perspektivën e medias në Serbi nëse e ndjek modelin e Rusisë së Putinit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori