Piloti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Zabeli ka rrëfyer në RTV Dukagjinin emocionet në ditën e transformimit të FSK-së në ushtri.
Diplomimi i Afrim Zabelit nuk ishte aspak i rëndomtë. Ai në këtë rast hyri në historinë e Kosovës. Afrim Zabeli më 15 dhjetor u bë piloti i parë i Ushtrisë kosovare. Për të kjo ditë mbetet ndër momentet më të lumtura të jetës së tij.
Ai në emisionin “Pasdite” të RTV Dukagjini ka rrëfyer emocionet që përjetoi në momentin kur Kosova u bë me ushtri.
“Kjo për mu do të thotë shumë, pasi të gjithë e dimë se lufta e fundit na preku shumë dhe na shkaktoi dëme shumë të mëdha. Ndihem shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam pjesë e historisë së re të Kosovës, dhe të jem piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Kjo më bën të ndjehem krenar dhe është ndjenjë e veçantë”, deklaroi Afrim Zabeli.
Lufta e fundit ia mori Afrimit vëllain dhe babin. E kjo fatkeqësi e shtyu atë drejt këtij rrugëtimi.
“Në luftën e fundit kam humbur babin dhe vëllain në masakrën e Rezallës. Unë në atë moment kam qenë fëmijë 7-8 vjeçar, dhe nga ai moment më ka lindur dëshira për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Kur kam qenë i lodhur dhe i mërzitur, gjithmonë i kam kërkuar prindërit, vëllain dhe gjithë dëshmorët dhe aty më është shtuar vullneti për të vepruar më tutje”, tha piloti Afrim Zabeli.
Nëntogeri Afrim Zabeli, diplomoi si pilot i FSK-së në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Ai tregon për eksperiencën e tij atje ku edhe pati mbështetjen e kolegëve të tij kosovarë.
“Ka qenë një eksperiencë ku çdo ditë kemi pasur sfida të reja, mirëpo me angazhim dhe përkushtim të madh ja kemi dalë me sukses. Në akademi kemi qenë pesë kosovarë. Katër djem dhe një vajzë. Po të mos ishin edhe ata do të ishte edhe më e vështirë, mirëpo gjithmonë kemi pasur mbështetje të njëri-tjetrit”.
Afrimi ashtu si ushtarët e ushtrisë kosovare betohet se do i qëndroj ‘gatitu’ shtetit në çfarëdo lloj situate./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze