LAJMI I FUNDIT:

Katër kompani kosovare marrin pjesë në panairin e mobilierisë në Gjermani

Katër kompani kosovare marrin pjesë në panairin e mobilierisë në Gjermani

Për të tretën herë me radhë kompanitë nga Kosova po marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të Mobilierisë dhe Enterierit (IMM), që po mbahet në Këln të Gjermanisë nga 14 deri më 20 janar.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka vizituar produktet e kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtar të mobilierisë dhe të interierit.


“MTI/KIESA për realizimin e këtij panairi, ku kompanitë kosovare paraqiten në hapësira me madhësi mbi 500m2, ka ndarë buxhet në vlerë prej 77 mijë e 187 eurosh (buxhet ky i cili ka qenë i mbetur tek UNDP dhe njëherësh edhe nga UNDP është bërë pagesa e kësaj vlere direkt tek organizatori i IMM), ndërsa pjesa tjetër e mbetur është mbuluar nga USAID, GIZ, SIDA dhe nga vetë kompanitë kosovare. Kompanitë kosovare, të cilat po marrin pjesë në ketë panair janë ELNOR, ALBED, GRANITI dhe VENTIUS (Comodita prodhues i dyshekëve), të cilat po i prezantojnë produktet e tyre, si kuzhina, dhoma të fjetjes, divane, tryeza, karrige, dyshekë dhe elemente të ndryshme të enterierit”, thuhet në njoftimin e MTI-së, përcjell Telegrafi.

MTI thotë se bazuar nga të dhënat e vitit të kaluar, pritet që të ketë eksport në vlerë prej 900 mijë eurosh në këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Ekonomi
Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Jehona Hulaj
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Kalo në kategori