LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Hahn arrin në Kosovë, takohet me Haradinajn (Foto)

Komisioneri Hahn arrin në Kosovë, takohet me Haradinajn (Foto)

Komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka arritur në Kosovë. Ai është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Telegrafi.

Kjo vizitë e tij vjen në kohën kur presionet për heqjen e taksës, vetëm po shtohen. Pas kërkesave të shumta nga Bashkimi Evropian, edhe Uashingtoni ia ka dërguar një kërkesë Qeverisë së Kosovës, për heqjen e taksës.

Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë
Lexo po ashtu Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë

Në kuadër të kësaj vizite, Hahn nuk pritet të ketë takime tjera me liderët shtetëror të Kosovës.


Pas Prishtinës, komisioneri Hahn pritet të zhvillojë një takim edhe me Edi Ramën në Tiranë. /Telegrafi/