LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë

Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn do të qëndroj sot pasdite për vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Hahn do të takohet vetëm me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

E kjo vizitë siç duket po bëhet në vazhdën e presioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i bërë Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, sepse një veprim i tillë po konsiderohet nga faktori ndërkombëtar si pengesë për vazhdimin e dialogut me Serbinë.


Kështu ka vlerësuar Demush Shasha nga Instituti EPIK. Shasha në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se pavarësisht presioneve nga BE-ja për heqje të taksës, nga ana e Qeverisë së Kosovës është parë qëndrim i prerë që taksa është një domosdoshmëri për të siguruar mbrojtjen e interesit nacional dhe levë presioni ndaj Serbisë në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve.

Haradinaj flet për vizitën e sotme të Johannes Hahn
Lexo po ashtu Haradinaj flet për vizitën e sotme të Johannes Hahn

“Sa i përket zhvillimeve të fundit lidhura me arritjen e marrëveshjes me Serbinë, konsideroj që duhet respektuar me përpikëri rrugën juridiko-kushtetues të procesit për të ardhur deri te një konsensusi politik, dhe jo e kundërta. Në këtë drejtim, siç kemi komunikuar si institut, konsideroj se janë katër hapa kushtetues që duhet respektuar për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Fillimisht, Kuvendi duhet të votoj me 80 vota ekipin negociator, platformën negociuese dhe kufizimet e mandatit negociuese. Për të evituar çdo mundësi që territori jetë objekt i diskutimit në negociata në kuadër të kufizimeve të këtij mandati, Instituti EPIK konsideron se duhet të këtë një pikë të veçantë, si vijon: Asnjë institucion qendror kushtetues nuk ka të drejtë të negocioj çështje që kanë për objekt diskutimi territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Shasha.

Ai ka shtuar se pas votimit të Ekipit negociator, platformës negociuese dhe kufizimit të mandatit negociues, Ekipi negociator ka për obligim që të zhvilloj negociatat nën kontroll të Kuvendit, ku pas çdo raundi negociatave është i obliguar të raportoj në seancë plenare të Kuvendit.

“Në fund procesit negociator, marrëveshja e negociuar duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota të të gjithë deputetëve. Duhet nënvizuar që procesi i dialogut duhet të bazohet mbi një konsensus të gjerë politik dhe mbarë shoqëror, pasi që subjekti i trajtimit është një temë kaq e ndejshme siç është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë”, tha Shasha.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj sot ka theksuar se mirëpret çdo sugjerim apo këshillë nga komisioneri Hahn sa i përket taksës për produktet serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori