Një ekip mjekësor nga Suedia, i përbërë nga kirurgë plastikë dhe anesteziologë po qëndrojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe po trajtojnë pacientë, në bazë të një bashkëpunimi mes QKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, i cili ka nisur më 2001.
Bashkë me kirurgët nga Kosova, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, këtë javë, kanë kryer tri operacione mikrokirurgjike, në bazë të planifikimeve të bëra.
Drejtori i Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zenë Buja, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me kirurgët suedezë.
Përveç ndihmës profesionale, Buja tha se Suedia i ka furnizuar edhe me pajisje mjekësore.
“Bashkëpunimi me mjekët suedezë daton që nga viti 2001 është një bashkëpunim shumë i mirë, shumë i suksesshëm, për arsye se ky ekip i mjekëve suedezë na ka ndihmuar shumë, si në aspektin e ngritjes sonë profesionale, poashtu na kanë ndihmuar edhe me pajisje mjekësore”, tha Buja.
Erkki Torpilla, mjek nga Suedia, ndërkaq, foli për intervenimet kirurgjike dhe tregoi për aktivitetin e ekipit që drejton ai, me të cilën po qëndron në Kosovë që nga dita e hënë.
“Qëllimi dhe misioni ynë është që të japim leksione për kolegët tanë kirurgë plastikë. Fillimisht kemi bërë konsultime për vështirësitë rreth rasteve të operimeve plastike. Gjithashtu, kemi bërë shumë vizita dhe kemi dhënë rekomandime për kolegët tanë se si të veprohet ose jo. Kemi kryer operacione ku kemi menduar se ka përfitime në aspektin edukativ”, tha Torpilla.
Mjekët nga Suedia do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte. Kjo qendër universitare ka pasur bashkëpunim edhe me klinikat e tjera të QKUK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj