LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia e Vetme”: Dimitrov po shkatërron marrëdhëniet miqësore me Rusinë

“Maqedonia e Vetme”: Dimitrov po shkatërron marrëdhëniet miqësore me Rusinë

Partia “Maqedonia e Vetme”, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, ka akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, se po i prishë marrëdhëniet miqësore me Rusinë.

Nga kjo parti thonë se Nikolla Dimitrov e ka praktikë të bëjë provokime antiruse dhe të prishë marrëdhëniet me Rusinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Vetme me keqardhje konstaton se edhe përkrah paralajmërimeve të Ministrisë së Jashtme të Rusisë që çështja e emrit të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që është vullnet i mirë të pengohet ndryshimi i emrit të shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dje përmes një kumtese sërish ka reaguar në kontekst negativ ndaj qëllimeve të Rusisë për respektimin e emrit, identitetit dhe historisë së popullit maqedonas”, thuhet në njoftimin e partisë “Maqedonia e Vetme”.


Ata gjithashtu akuzojnë Nikolla Dimitrovin se ka spiunuar për CIA-n amerikane, gjatë procesit të negociatave për çështjen e emrit me Greqinë./Telegrafi/