Të mbijetuarit nga masakra e Reçakut, e 15 janarit 1999, rrëfejnë për ngjarjen që s’do tu hiqet kurrë nga mendja. Ata janë të zhgënjyer me institucionet e Kosovës. Thonë se askush nuk është përkujdesur për familjet e të vrarëve në këtë masakër.
Pamjet e Reçakut tronditën botën si dhe zgjuan ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën, për të ndalur gjenocidin që po ushtrohej ndaj shqiptarëve.
Kjo masakër kundër civilëve shqiptarë, bëri kthesë në histori.
Për familjaret e të vrarëve, dy dekada pas, pamjet janë ende të freskëta. Idajete Tërshukit iu masakrua babai në Reçak.
Mes lotëve thotë dhimbjen e ka të njëjtë sikur para 20 viteve.
“Mërzi kemi boll, kriminelët nuk po dënohen. Ma vështirë nuk ka. Si më herët si tani, mërzia nuk na hiqet asnjëherë. Dënime nuk po bëhen, vetëm shqiptarët po dënohen”, thotë për RTV Dukagjinin, Idajete Tershuki.
Elife Mehmeti, humbi babain dhe motrën në Masakrën e Reçakut. Asaj edhe vëllau i mbeti i plagosur. Thotë se shteti nuk është përkujdesur për familjet e tyre.
“Me mund shteti me ju ndihmua jetimëve, sepse deri tani nuk ja ka ndihmuar. Duhet të kujdesen për jetimat, se dhembje e madhe është. Mbase të tjerët po e gëzojnë lirinë, së paku edhe për ta të kujdeset dikush, të mos i lënë në vuajtje”, shprehet familjarja e viktimave të Reçakut, Elife Mehmeti.
Në nder të viktimave që kanë pësuar në masakrën e Reçakut bënë homazhe edhe një numër i madh i qytetarëve.
Ambasadori amerikan William Walker, për çdo përvjetor ishte pjesë e këtyre homazheve. Ndërkaq në nderim të tij përballë kompleksit memorial qëndron shtatorja e tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A