LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka potencial për investime të huaja

Haradinaj: Kosova ka potencial për investime të huaja

“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të qenë partner i ri ekonomik në tregun botëror dhe institucionet e vendit janë të përkushtuara në zbatimin e këtyre politikave në të mirë të ekonomisë së vendit”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti sot në takim anëtarin e Bordit të Forumit të Sigurisë në Halifax dhe Drejtor Ekzekutiv i Çalik Holding, Ahmet Taçyildiz.

Haradinaj, e informoi Taçyildiz për proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë, për progresin e po ashtu edhe angazhimin e Qeverisë në fushën e sigurisë dhe ekonomisë së vendit.

“Kam kënaqësinë që sot t’ju pres këtu në Qeveri dhe po ashtu t’ju njoftoj se Kosova edhe pse si një shtet i ri, ka kontribuar shumë që të jetë një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë, dhe nuk ka dyshim se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo është edhe një garancë karshi investimeve të huaja dhe orientimit tonë për zhvillim ekonomik të vendit”, u shpreh ai.


Kryeministri Ramush Haradinaj ka ndarë me mysafirin të gjitha të arriturat e vendit sa i përket përmbylljes së infrastrukturës ligjore sa i përket të bërit biznes.

“Me ligjin e ri për investime strategjike, ne kemi ndërmarrë veprime të nevojshme sa i përket garantimit dhe stimulimit të investitorëve të huaj. Aktualisht po presim që të avancojmë me interesimin që kanë bërë 11 kompani me kapital prej 1.8 miliardë eurosh investime dhe jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbimet dhe lehtësirat institucionale edhe për investitorë të tjerë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim u përmend edhe potenciali që ka Kosova për tërheqjen e investimeve të huaja, veçmas në fushën e energjisë dhe minierave.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj e përgëzoi Taçyildiz për punën që e bën Forumi Ndërkombëtar për Siguri në Halifax, forum ky i cili jep mundësi që vendimmarrësit të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për çështje të vështira, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.

Nga ana e tij, Ahmet Taçyildiz, e falënderoi kryeministri Haradinaj për pritjen e sotme dhe e përgëzoi për angazhimin e Qeverisë që t’i çojë tutje, me shumë përkushtim, proceset e vendit, përfshirë edhe ato që lidhen me sigurinë si dhe gatishmërinë për të mbështetur investitorët e huaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori