LAJMI I FUNDIT:

Limaj tregon çka u bisedua sot me krerët e institucioneve

Limaj tregon çka u bisedua sot me krerët e institucioneve

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit të Kosovës për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në takimin e sotëm koordinues për dialog me Serbinë.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim i ka njoftuar krerët e institucioneve për takimin e Delegacionit Shtetëror me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ai tha se në këtë takim, Kosova ka shprehur përkushtimin e qartë për dialog, duke shtuar se Kosova është e interesuar të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në vete ngërthen njohje reciproke mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB, njohje nga pesë vendet e BE-së si dhe hapjen e perspektivës së qartë evropiane për Kosovën.


“Ka qenë një takim i mirë, i frytshëm dhe përshtypjet tona janë të mira. Delegacioni Shtetëror i Kosovës do të bëjë maksimumin që të ketë bashkërendim të plotë me institucionet tjera kushtetuese në vend”, ka thënë Limaj.

Limaj thotë se pas çdo takimi në Bruksel do të njoftohen krerët e institucioneve në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës për këto takime.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori