Telefonat e kompanisë Apple po pësojnë një rënie të çmimit në tregun kinez, për shkak të performancës së dobët të biznesit. Modeli i fundit i iPhone në disa dyqane ka rënë me më shumë se 200 dollarë.
Për shkak të rënies së papritur të shitjeve, telefonat e Apple pësuan një rënie të madhe në çmim në tregun kinez. Në një dyqan të pajisjeve elektronike në Shangai, të gjithë produktet e iPhone, nga iPhone 7 e deri te modeli i fundit që është XS Max, janë etiketuar me rënie të çmimeve.
Ndër këto, çmimi i iPhone XS Max me 256GB, ka rënë nga 1,626 dollarë në 1,463 dollarë. Sipas pronarëve të dyqaneve, dyndja e njerëzve drejt produkteve të Apple është zbehur e për rrjedhojë, i është dashur të ulin çmimet për të pasur shitje.
Shumë platforma të tregtisë online në Kinë kanë nisur gjithashtu strategjinë e uljes së çmimeve për të promovuar shitjet. Në platformat Su’ning dhe Tmall, disa iPhone shiten në 354 dollarë, që është shumë më lirë se në çdo faqe zyrtare të Apple.
Në JD.com, çmimi i iPhone 8 me 265GB, ra me 103.5 dollarë, ndërsa çmimi i iPhone 8 plus, me 133 dollarë. Pavarësisht kësaj strategjie në Kinë, shumë blerës kanë thënë se uljet e çmimeve nuk janë ende të mjaftueshme, duke marrë parasysh çmimin gjigant origjinal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit