LAJMI I FUNDIT:

WSJ: iPhone mund të zhduket nga tregu, njejtë si Polaroid

WSJ: iPhone mund të zhduket nga tregu, njejtë si Polaroid

Apple ka pasur sukses me një shumëllojshmëri produktesh në historinë e tyre, si p.sh. iMac G3, iPod, dhe vitet e fundit iPhone, që ndihmoi kompaninë të rritet deri në pikën ku për një çast të shkurtër, Apple ishte kompani një trilion dollarëshe. Megjithatë, ndërsa tregu maturohet dhe me konkurrencën që vjen me pajisje më të lira, nuk është për t’u habitur që kërkesa për iPhone po dobësohet.

Por a mund të arrijë deri në pikën ku iPhone mund të bëhet përfundimisht i papërdorshëm, si Walkman i Sony? Kjo është ajo që një raport i kohëve të fundit nga Wall Street Journal duket se nënkupton, ku thonë se ashtu si Walkman dhe Polaroid, iPhone mund të zhduket një ditë.

Raporti vë në dukje disa shembuj të kompanive në të kaluarën të cilat dikur konsideroheshin gjigantë të industrisë, si Kodak, Polaroid dhe Sears, por pohon se këto kompani mbaheshin shumë ngushtë ndaj një ideje të vjetër.


Kjo nuk do të thotë se Apple është në rrezik ose që iPhone është afër zhdukjes tani për tani, por raporti ka një poentë të mirë.

Apple duket se po eksploron gjëra jashtë iPhone, ku gjatë një interviste të kohëve të fundit me CNBC, CEO i Apple Tim Cook deklaroi se kompania kishte shërbime të reja që ata kishin planifikuar të nisnin në 2019. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Teknologji
Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Kalo në kategori