LAJMI I FUNDIT:

Will Smith dhe Martin Lawrence nisin xhirimet e “Bad Boys 3”

Will Smith dhe Martin Lawrence nisin xhirimet e “Bad Boys 3”
Martin Lawrence dhe Will Smith (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Will Smith i ka njoftuar fansat e shumtë lidhur me xhirimet e vazhdimit të tretë të filmit “Bad Boys”.

Ai e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka pozuar së bashku me kolegun e tij, Martin Lawrence, i cili po ashtu luan në film.


“Dita e parë e xhirimeve fillon nesër (e hënë), i shikuam dy filmat e parë këtë fundjavë. Do të jetë çmenduri”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Ka kohë që flitet për xhirimin filmit të tretë aksion-komedi, ndërsa dy aktorët konfirmuan gjatë muajit nëntor se më në fund do të vijë filmi i ri.

Buxheti për “Bad Boys 3” është afro 100 milionë dollarë, ndërsa do të përfshihen shumë ndjekje me vetura.

Filmi i parë “Bad Boys” u xhirua në vitin 1995 me regji të Michael Bay, ndërsa Martin Lawrence dhe Will Smith luajtën rolin e dy detektivëve Marcus Burnett dhe Mike Loërey. Përfitimet ishin mbi 141 milionë dollarë.

“Bad Boys II” u realizua në vitin 2003, po me regji të Michael Bay, ndërsa Lawrence dhe Smith i përsëritën rolet e tyre. Filmi solli mbi 273 milionë dollarë përfitime.

“Bad Boys 3” që do të mbajë titullin “Bad Boys for Life” pritet të jetë gati për publikun në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori