LAJMI I FUNDIT:

“Aquaman” kalon shifrën prej një miliard dollarë përfitime

“Aquaman” kalon shifrën prej një miliard dollarë përfitime
Aquaman (Foto: Screenshot/YouTube/Warner Bros. Pictures)

“Aquaman” ka hyrë zyrtarisht në klubin e filmave që kanë kaluar shifrën prej një miliard dollarë përfitime.

Filmi i James Wan tashmë është përfshirë në listën e filmave me më së shumti përfitime, edhe pse shifrat do të rriten akoma më shumë në javët në vijim.

Është hera e parë që nga viti 2012 (kur “The Dark Knight Rises” përfitoi mbi 1.08 miliard dollarë) që një film i DC Comics kalon shifrën prej një miliard dollarësh përfitime.


Box Office Mojo njofton se gjatë kësaj fundjave, “Aquaman” ka përfituar 17.26 milionë dollarë në Amerikë dhe 27.9 milionë të tjera anekënd botës, ashtu që përfitimet kanë arritur në 1.02 miliard dollarë.

Jason Momoa, Amber Heard, Willem Dafoe, Patrick Wilson, Dolph Lundgren, Yahya Abdul-Mateen II e Nicole Kidman – janë protagonistët kryesorë të filmit.

“Avengers: Infinity War”, “Black Panther”, “Jurassic World” dhe “Incredibles 2” janë filmat tjerë që kanë përfituar mbi një miliard dollarë gjatë vitit 2018.

Me këto përfitime, “Aquaman” është bërë filmi i 37 që kalon shifrën miliardëshe, ashtu që emri i James Wan është vënë në të njëjtën listë me të famshmit, si James Cameron, Peter Jackson e Michael Bay.

Filmi me më së shumti përfitime në histori është “Avatar” i James Cameronit (rreth 2.8 miliardë dollarë). /Telegrafi/