LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: E turpshme se si qeveria uron ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës

OBRM-PDUKM: E turpshme se si qeveria uron ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës

Partia më e madhe opozitare maqedonase reagon ndaj konferencës për shtyp të Qeverisë ku fjalim kishin zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Nga OBRM-PDUKM thonë se është e turpshme që Zoran Zaevi, Nikolla Dimitrov apo Radmilla Sheqerinska të jenë para tabelës ku shkruan Qeveria e Republikës së Maqedonisë e më pastaj të lavdërohen me ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës dhe fshirjen e emrin Republika e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në situatë kur Maqedonia dhe populli janë të dëshpëruar me humbjen e emrit, vetëm Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov festojnë. Maqedonia sot nuk feston”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se të kota janë premtimet se të kota janë krijimi i reformave si pretekst nga ikja nga zgjedhjet.


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendum.

“Mbetet e shkruar se 81 njerëz në Kuvend e ndryshuan emrin dhe identitetin, po jo popullin, jo qytetarët e këtij shteti”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Lajme
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronika e Zezë
Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Lajme
Kalo në kategori