Dua Lipa fitoi dy çmime në edicionin e kaluar të Brit Awards duke u shpallur ‘Artistja më e mirë femër’ dhe ‘Artistja e re më e mirë’.
Ndërsa kur doli në skenë për të marrë çmimin e parë ajo tha se dëshironte “që sa më shumë femra të fitojnë çmime dhe sa më shumë femra të marrin udhëheqësinë në botë”.
Tash, një vit më pas, industria muzikore duket se i ka dëgjuar fjalët e saj, ashtu që femrat dominojnë në listën e ngushtë të Brit Awards.
Dua konkurron me katër nominime në dy kategori, për ‘Këngën më të mirë’ (me “One Kiss” dhe “IDGAF”) dhe ‘Videoklipin më të mirë’ (me “One Kiss” dhe “IDGAF”), ndërsa në po aq kategori sa shqiptarja e famshme, konkurron edhe ylli i muzikës pop, Anne-Marie.
Po ashtu, është vetëm hera e dytë në histori të Brit Awards, që më shumë femra se meshkuj konkurrojnë për çmimin kryesor – Albumi i vitit.
Ceremonia e sivjetme e Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës.
Komiku Jack Whitehall kthehet si nikoqir i evenimentit pas suksesit të arritur në vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'