Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror
Nevojiten:
– 1 kg mish
– 1 filxhan kafeje margarinë ose gjalpë
– 150 ml verë e bardhë
– gjysmë gote verë e kuqe
– salcë me domate
– 2 karota
– 2 kokrra qepë
– pak selino e dafinë
– yndyrë e patretur ose vaj
– 4 lugë gjelle
– 1.800g lakër të bardhë
– 1 gotë uji lëng kockash ose ujë të nxehtë
– kripë e piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Lahet shtylla e hollë kurrizore, i bëhet një prerje e thellë me thikë të mprehur mirë në gjithë gjatësinë që të ndahet mishi nga kocka.
Hiqen cipat, dejet etj., i hidhet kripë e piper, paloset mishi pa kockë ashtu si është për së gjati në formë ruli dhe lidhet lehtë me spango që të ruajë formën edhe gjatë pjekjes.
Vihet në zjarr një enë me yndyrë. Pasi të ketë shkrirë mirë i hidhet brenda mishi, gjysmat e karotave, selino, qepë të prera në kubikë të mëdha, dafinë, kripë e piper dhe skuqen mirë së bashku me mishin.
Kur të marrin ngjyrë të kuqërremtë hidhet vera e bardhë, salca e domates e holluar me pak ujë dhe gjysmë gote lëng mishi ose ujë i nxehtë në të cilin kemi tretur 1-2 tableta supë të koncentruar (sasia e ujit varet nga madhësia dhe koha e zierjes së mishit). Lihet mishi të ziejë.
E provojmë me pirun nëse ka zier dhe e vendosim në pjatë në një vend të ngrohtë. Salca e mbetur me gjithë zarzavatet kullohet mirë (zarzavatet shtypen si pure që të kalojnë edhe këto në salcë) shtohet në të vera e kuqe dhe vihet në zjarr që të marrë valë e të lidhet .
Merret lakra e bardhë, pastrohet nga gjethet e jashtme, kërcejtë e fortë etj. Pritet më katërsh nga ana e kërcellit, por jo deri në fund dhe hidhet në ujë të valuar me pak kripë që të përvëlohet mirë, pastaj kullohet në kullesë dhe kur ftohet pak pritet secila pjesë në copa.
Në një tenxhere tjetër vihet yndyra e patretur ose vaji. Mbi të vendoset lakra e copëtuar, piperi i kuq ose i zi, një karotë, pak selino dhe një qepë e prerë në dy copa. Pastaj hidhet një gotë me lëng mishi (në mungesë të tij ujë ku kemi shkrirë 2 tableta lëng të koncentruar).
Mbulohet me letër të trashë të lyer me yndyrë, vihet një kapak dhe vendoset në furrë, derisa lakra të zbutet plotësisht dhe lëngu të trashet. Pastaj hiqen karotat, selinoja, qepa dhe hidhet një pjesë e salcës së mishit.
Lihet lakra të marrë edhe një valë dhe është gati për shërbim. Vihet mishi në pjatë sipas racioneve i prerë hollë në formë rrethi (pasi hiqet spangoja) dhe lakra.
Sipër tyre hidhet salca dhe shërbehet e nxehtë.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krem-supë me brokoli, një kënaqësi e shijshme me pak kalori

Këshillë kuzhinieri: Si të bëni që mishi i bardhë i pulës të jetë i shijshëm

Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Koha e përkryer për piknik- këto janë produktet që ju nevojiten për të bërë ditën tuaj të paharrueshme

Lakror misri me hithra
Bukë spelte me fara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje