LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarit i grabitet shtëpia në Istog

Mërgimtarit i grabitet shtëpia në Istog

Një person është ankuar në Polici se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrësi i shtëpisë së tij është njoftuar se persona të dyshuar dhe të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpi.

“Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/