LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërprerjes së grevës, Lluka tregon kushtet që do t’ju plotësohen minatorëve

Pas ndërprerjes së grevës, Lluka tregon kushtet që do t’ju plotësohen minatorëve

Pas disa ditëve grevë, minatorët e Trepçës e kanë ndërprerë grevën.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se pas takimeve me Këshillin Grevistë të Minatorëve, Sindikatën e Trepçës dhe Bordin e kësaj ndërmarrje, janë pajtuar që të vazhdojë puna në miniera.

“Sot u dëshmua që dialogu social është forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve me ndërmarrjet publike. Pas shumë takimeve me Këshillin Grevistë të Minatorëve, Sindikatën e Trepçës dhe Bordin e kësaj ndërmarrje, sot u dakorduam që të vazhdojë puna në miniera, për çka e falënderoj përzemërsisht kryetarin e Këshillit Grevist, Ferid Neziri dhe atë të Sindikatës, Shyqyri Sadiku, së bashku me kolegët e tyre të cilët kuptuan shumë qartë situatën e rëndë aktuale në Trepçë, që ka ardhë kryesisht për shkak të menaxhimeve të dobëta ndër vite.


Lluka ka theksuar do të bëhet përpjekje që Trepça të regjistrohet si shoqëri aksionare dhe të shpallen pozitat menaxheriale kryesore.

“Trepça do të bëhet një ndër ndërmarrjet kryesore në vend dhe kjo do të shihet këtë vit.

Minatorët do të kenë benefitet që i takojnë dhe që janë kërkuar për shumë vite, të cilat do të trajtohen me ligjin për minatorët. Ndër to, pensionimin e hershëm dhe sigurimin shëndetësorë për shkak të kushteve të vështira që punojnë.

Minatorët e Artanës dhe të Kishnices do të shohin nivelizim të pagave, me ata të Stan Tërgut, duke filluar nga ky muaj.

Do të ketë mbikëqyrje më të afërt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi karshi menaxhmentit rreth menaxhimit të kësaj ndërmarrje.

Menaxhmenti do të ulë shpenzimet e panevojshme dhe do t’i reflektoj këto kursime në rritje të mirëqenies së minatorëve.

Rritja e performances në Trepçë do të rezultojë me rritje të pagave për minatorët.

Gjithashtu, sot kam dërguar kërkesë për auditim të detajuar të kësaj ndërmarrje tek Auditori i Përgjithshëm, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të kësaj ndërmarrje.

Ne do të bëjmë përpjekje që në muajin Shkurt të këtij viti, të regjistrohet Trepça si shoqëri aksionare dhe të shpallen pozitat menaxheriale kryesore.

Trepça do të ringjallet dhe nuk ka alternativë tjetër” shkruan Lluka në Facebook. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori