LAJMI I FUNDIT:

Deda: Gent Cakaj u refuzua në Shqipëri, pse ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte arsim superior (Video)

Deda: Gent Cakaj u refuzua në Shqipëri, pse ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte arsim superior (Video)

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se rezistimi për dekretimin e Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, ka lidhje me një antikosovarizem që ekziston në Shqipëri.

Deda, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se e ka përjetuar një frymë antikosovare gjatë viteve ’90, në kohën kur ishte në studime në Shqipëri.


“Në Shqipëri ka një antikosovarizëm të theksuar, të cilin shumë prej nesh e kemi përjetuar gjatë viteve të 90-ta. Kam jetuar në Tiranë, dhe e kam përjetuar këtë gjë, por kam menduar se tashmë është larguar nga diskutimi publik. Ne jemi një popull, por ky diskurs është vërejtur në Shqipëri”.

Ai ka thënë më tej se në Kosovë nuk ka diskutime publike degraduese ndaj shqiptarëve të Shqipërisë.

Deputeti i Alternativës ka thënë se rezistenca ndaj Gent Cakajt nuk ka qenë realisht për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por sipas tij për shkak se ai ishte shqiptar nga Kosova.

“U refuzua pse ishte shqiptar i Kosovës dhe ishte i arsimuar në arsim superior”, deklaroi më tej ai.

Deda ka thënë se Shqipëria nuk e ka problem faljen e territoreve, pasi sipas tij, një gjë e tillë është dëshmuar kur i ka dhënë Shën Naumin Jugosllavisë për një maje koti si Vermoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori