LAJMI I FUNDIT:

Nehat Thaçi: Nga Haga nuk kemi pranuar ftesë për Sylejman Selimin

Nehat Thaçi: Nga Haga nuk kemi pranuar ftesë për Sylejman Selimin

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë në institucionin të cilin e drejton që Sylejman Selimi të dërgohet në Hagë.

“Deri më tani Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar asnjë kërkesë apo njoftim se Sylejman Selimi duhet me u liru apo duhet me dalë nga burgu për të shkuar në Hagë”, tha Thaçi.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka disa ditë që po qëndron në Klinikën e Otorinolaringologjisë pas problemeve të cilat i ka me shëndetin.


Drejtori Thaçi tregon edhe për gjendjen e tij.

“Sylejman Selimi ka qenë në spital edhe para vitit të ri. Aty ka qëndruar për disa ditë, pastaj është rikthyer prapë në burg. Pas festave, Selimit i është përkeqësuar sërish gjendja shëndetësore dhe të premten e javës së kaluar i njëjti është shtruar për mjekim në spital”, tha Thaçi,  për “kallxo.com”.

Dy ditë më parë, me anë të një njoftimi në Facebook, mbrojtësi i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se ish-komandanti i UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t`u intervistuar në Hagë.

“Gjeneral Sylejman Selimi, ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t`u intervistuar në Hagë”, thuhet në reagimin e avokatit Tomë Gashi.

Në anën tjetër, Gashi shtoi se janë duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e Sylejman Selimit në Prishtinë.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori