LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 14:40, për shkak të terrenit rrëshqitës komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër tek manastiri “Shën Jovan Bigorski” është tërësisht i ndërprerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të rritjes së intensitetit të reshjeve të borës në shumë rrugë të Maqedonisë është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve të peshave të rënda edhe më tej ka në rrugën Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë, në rrugën Resnje-Manastir, Strugë-vendkalimi kufitar Qafëthanë.


Nga LAMM bëjnë thirrje që shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektohen shenjat sinjalizuese në komunikacion./Telegrafi/