LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i motit, KFOR-i shtyn stërvitjet ushtarake në Kosovë

Shkaku i motit, KFOR-i shtyn stërvitjet ushtarake në Kosovë

Stërvitjet që KFOR-i kishte planifikuar t’i niste një ditë më parë në Kosovë nuk janë realizuar.

Shkak për këtë është bërë moti i ligë po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë dhe reshjet e mëdha të borës.

Kjo është konfirmuar në një përgjigje për Telegrafin nga zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso.


Ai ka thënë se për kohën kur do të mbahet kjo stërvitje, publiku do të njoftohet.

“KFOR kishte planifikuar një stërvitje që do të zhvillohej në pjesë të ndryshme të Kosovës, por për shkak të motit është shtyrë. Gjithsesi, ne do ta bëjmë publike kur kjo stërvitje të realizohet. KFOR vazhdimisht mbanë stërvitje të tilla për të përmbushur mandatin e saj”, ka thënë Grasso.

Media të ndryshme, gjatë së mërkurën raportuan se stërvitjet e KFOR-it do të zhvillohen edhe në Veri. /Telegrafi/Besian Beha/