Qendra Kombëtare e Kinematografisë konsideron arritje speciale të vitit 2018, vlerësimin e filmave shqiptarë në festivalet e huaja.
“Arritjet speciale të vitit 2018, për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmi artistik ‘Delegacioni’ u vlerësua me çmimin ‘Grand Prix’, në Varshavë. Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e dy filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A: ‘Delegacioni’, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë; ‘Streha mes reve’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival. U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti”, shprehet QKK e Shqipërisë
Gjatë vitit 2018 QKK hapi tri sezone konkurrimi. Në vitin 2018 pas procesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 36 projekte: Gjashtë projekte filmike me metrazh të gjatë (bashkëprodhim minoritar), tetë projekte filmike me metrazh të shkurtër, pesë projekte filmike dokumentarë, katër projekte filmike të animuar, gjashtë festivale filmi, shtatë projekte të ndryshme kinematografike”, bën me dije QKK, ndërsa shton se është hapur sezoni i konkurrimit për projektet për filma me metrazh të gjatë (karriere), filma me metrazh të gjatë – vepër e parë, projekte për zhvillim, si dhe projekte promocioni dhe distribucioni i filmit shqiptar.
Gjatë vitit që lamë pas QKK bën me dije se janë përfunduar dhe kanë realizuar premierat për publikun 12 projekte filmike. Në filmat artistikë metrazh të gjatë përmendim “Ndërkombëtarët” – skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi; “Delegacioni” – skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani; “Streha mes reve” – skenari dhe regjia Robert Budina; “Procedurat” – skenari Suela Bako, Ergys Meta, regjia Suela Bako, Ergys Meta; “Martesa” – skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri; “Nëntori i ftohtë” – skenari dhe regjia Ismet Sijarina”; “Loja e parave” – skenari dhe regjia Antonio Morabito; “Holy Boom” – skenari dhe regjia Maria Lafi.
Në filmat artistikë me metrazh të shkurtër përmenden “Atila” – skenari dhe regjia Benart Laze; “Ne kemi diellin” – skenari dhe regjia Petrit Ruka; “Poeti” – skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço; “Girls” – skenari dhe regjia Elkjana Gjipali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë