LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Ideja për taksën ishte e imja

Hoxhaj: Ideja për taksën ishte e imja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh z⌂vendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut.

“Serbia ka bërë përpjekje dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdorur sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj sonte në RTK.

Sipas tij, Federica Mogherini u ka thënë në takim që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.


“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai.

Sipas tij, taksa do të jetë në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori