LAJMI I FUNDIT:

Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit

Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit

Ekipet e ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” – Shkup gjatë gjithë ditës por edhe në orët e vonshme të natës punojnë në pastrimin e borës nga bulevardet dhe pjesës më të madhe në të gjitha komunat e Shkupit, informojnëmk

nga NP “Higjiena komunale”.


“Përafërsisht 80 punëtorë janë të angazhuar në pastrimin e pjesës qendrore, Çarshisë së vjetër, sheshit dhe rrugës ‘Maqedonia’, si dhe rajoni rreth spitalit të qytetit, spitali shtetëror dhe poliklinika ‘Bit Pazar’. Po pastrohet edhe trotuaret dhe urat, me qëllim që të mundësohet lëvizja e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga NP “Higjiena komunale’ theksojnë se do të vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë natës./Telegrafi/